E Enjte, 5 Nëntor 2026

ITALI – Meloni thërret takimin e G7 pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

ROMË, 2 tetor /ATSH-DPA/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thirri sot një takim të krerëve të shteteve dhe qeverive të G7 – për të diskutuar sulmin e fundit raketor nga Irani ndaj Izraelit, njoftoi sot agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Takimi do të zhvillohej me videokonferencë.

“Italia do të vazhdojë të punojë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme”, tha Meloni në Romë.

Italia, aktualisht mban presidencën vjetore të rradhës të grupit të ekonomive kryesore demokratike.

G7 përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›