Pasdite vere në Durrësin e mbushur me turistë

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Qyteti bregdetar i Durrësit vijon të jetë një ndër të preferuarit e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga qytetarë të shumë të cilët po shijojnë pasditen në rrugët e qytetit si dhe në shëtitoren “Taulantia”, e njohur si zona e Vollgës, e cila i është nënshtruar një transformimi të plotë urbanistik.
E gjithë vija bregdetare e Durrësit ofron një hapësirë të konsiderueshme dhe të larmishme me plazhe ranore dhe pjesërisht shkëmbore, si edhe struktura hoteliere apo agroturizëm, të cilat ofrojnë shërbime cilësore për të gjithë turistët dhe vizitorët vendas e të huaj.
Me plazhet e mbushura, rezervimet në rritje dhe vlerësimet pozitive të turistëve, Durrësi po hyn në kulmin e një sezoni që pritet të jetë ndër më të suksesshmit e viteve të fundit.
Përveç turizmit të detit dhe rërës Durrësi ka edhe një trashëgimi kulturore të jashtëzakonshme.
Qyteti është i pasur me histori, arkitekturë dhe site arkeologjike si: Amfiteatri romak, Muret rrethuese të kalasë së qytetit, Shesh-tregu Bizantin, Kulla Veneciane, Termat antike romake, Bazilika e Arapajt, Fortifikimi i Skënderbeut në Kepin e Rodonit, Kalaja e Ishmit etj.
/m.q/a.f/r.e/