E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pasditja sjell vranësira, por nuk priten reshje shiu, mësoni parashikimin e motit për sot

Pjesë e parë e ditës së sotme (26 gusht) do të karakterizohet nga intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, më të dukshme në veri dhe verilindje të vendit, duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Por pasdite vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do mbeten konstante në mëngjes.

Mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre, duke luhatur vlera ditore nga 18 gradë deri në 36 gradë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km për orë me drejtimin kryesisht perëndimor, duke sjellë në brigjet detare një dallgëzim të ulët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›