E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashai modern i demokracisë shqiptareNga Isuf AlushaniKështu e ka portretizuar shërbimi i fshehtë anglez Sali Berishën, njeriun që ka përcaktuar fatet e ecurisë së shoqërisë shqiptare në këto 20 vitet e fundit. Interesant është fakti se në raportin

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Pashai modern i demokracisë shqiptareNga Isuf Alushani

Kështu e ka portretizuar shërbimi i fshehtë anglez Sali Berishën, njeriun që ka përcaktuar fatet e ecurisë së shoqërisë shqiptare në këto 20 vitet e fundit.

Interesant është fakti se në raportin e tyre vjetor theksojnë se janë bazuar në përcaktimet e personalitetit të këtij njeriu në pushtet në Shqipëri në kriteret që ka dhënë ish-ministri i Jashtëm anglez, Lordi David Owen, në librin e tij “Sindroma Hubris”.

Lordi Owen huazoi përcaktimet e dhëna që nga koha e demokracisë greke e më pas asaj romake për njeriun, i cili zotëron pushtet të gjatë dhe të lartë në hierarkinë vendimmarrëse. Perifrazoi Aristotelin, i cili me fjalën Hubris, krenari e pushtetarit, nënkuptonte: Të turpërosh viktimën dhe nga kjo kënaqësi rrjedh mendimi se nga keqtrajtimi i të tjerëve ata e bëjnë superioritetin e tyre të duket më madhështor.

E kanë diagnostikuar me sëmundjen Sindroma Hubris, sipas kritereve të mëposhtme:

1. E shikon botën përreth si një mundësi vetë-glorifikimi nëpërmjet përdorimit të pushtetit.

2. Me prirje të theksuar për të ndërmarrë veprime që nxisin rritjen e imazhit personal.

3. Shpreh disproporcion të madh midis imazhit që kërkon të japë dhe sjelljes praktike prej beu.

4. Manifeston zell mesianik dhe ekzaltim të shfrenuar në fjalime publike.

5. E identifikon veten me nocionin komb dhe shtet.

6. Merr në konsideratë vetëm gjykimin prej një fuqie sipërore (Zoti).

7. Manifeston vetëbesim të tepruar dhe mban gjithë fuqitë ekzekutive në duart e tij.

8. Mbart cilësinë e ndërmarrjes së akteve dhe veprimeve që ndjekin njëra-tjetrën pa lënë kohë të mjaftueshme gjykimi.

9. Injorues i paskrupullt i procedurave ligjore dhe institucioneve.

10. Zbaton pa u ndalur në mënyrë të shkallëzuar, mbivendosjen e një problem antiligjor mbi një tjetër më parë, me pasojë konfuzionin e pandërprerë të institucionit të drejtësisë dhe rendit. 11. Në administrimin e pushtetit tipari i tij më dallues - bashkëpunëtorët më të afërt, njerëz me dosje të djeshme dhe të implikuar sot në afera antiligjore, gjë që jep mundësi presioni psikologjik të pandërprerë.

12. Në karakterin e tij mbart diabolizmin, pabesinë, nxitjen vëllavrasëse, sa herë i kërcënohet pushteti, besimtar përdhosës i fesë etj. Tipike e pashallarëve të tjerë shqiptarë si Esat Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, por tek Ai në një masë aritmetike të shumuar.

13. Ka aftësinë që të marrë vendime shpejt, bazuar në fakte e argumente të pamjaftueshme.

14. Reagim agresiv i ngjashëm me atë të modelit Musolini dhe Hitler ndaj çdo kundërvënieje në shtyp dhe TV.

15. Eliminues i kundërshtarëve dhe dëshmitarëve sipas metodave më të thjeshta të traditës historike shqiptare (prita, aksidente me makinë, burgosje, helmim, vrasje natën dhe vajtim ditën).

16. Personaliteti narcistik Atë nuk e ndal përpara asgjëje - djegiet e qendrave të banuara, institucioneve dhe përdhosja e bashkëpunëtorëve nëpërmjet shantazhit të spiunit dhe dosjeve agjenturore përbën modelin e trajtimit të qytetarëve.

17. Gjeneron problem dhe iniciativa vetëm në funksion të qëllimeve pushtetmbajtëse.

18. I paparashikueshëm, bizar, me sjellje aventurieri kapriçoz në pikësynimet e tij në raport me institucionet e huaja.

19. Nuk ngjason me asnjë model tjetër aktual pushtetmbajtësi ballkanik.

20. Simboli i pushtetarit abuzues me ripërsëritje më të avancuara të sjelljeve diktatoriale të paraardhësit, Enver Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›