E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkë të veçanta në Kios, "luftë raketash"

Lufta e raketave shpërtheu në ishullin Kios menjëherë pas meshës së mesnatës. Mbi 60 mijë raketa mbushën qiellin në kujtim të traditës së vjetër. Rivalët e dy kishave, Panagia Erithiani dhe Shën Markut vendosin raketat përgjatë kodrës në të kundërt të njëra tjetrës e nuk ngurojnë të qëllojnë kundër kishës kundërshtare nën kumbimin e kambanave që sinjalizojnë për besimtarët ngjalljen e krishtit.

Në qiellin e errët të mesnatës spektakli është i garantuar. Cdo vit banorët përbri kishës ankohen për dëmet e shkaktuara nga raketat artizanale por deri tani ka qenë e pamundur për ta të ndalin luftën aq popullorë në ishull. Tradita daton që në 1800 kur Greqia ishte pushtuar nga perandoria otomane.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›