E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vizitë zyrtare në Kuvajt

Kryeministri Sali Berisha u takua me Kryeministrin e Kuvajtit, Lartësine e tij Sheikh Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah, Dy homologet vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, dhe rane dakord per ta çuar kete bashkëpunimin në nivele edhe më të larta. Për mardheniet në fushën e infrastrukturës, kryeministri Berisha u ndal në projektet e financuara nga qeveria Kuvajtiane, më konkretisht në projektin për ndërtimin e Boshtit të Jugut.

Dy Kryeministrat diskutuan gjatë këtij takimi edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kuvajti. Nderkohe shefi i qeverise Berisha eshte pritur ne takime te vecanta gjate vizites se tij ne Kuvajt edhe nga Emiri i Kuvajtit Sheikh Al-Jaber Al-Sabah, dhe Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi, edhe ne kete takime rritja e bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Kuvajtit ka qene ne qender te diskutimeve.

"Gjykoj se marredheniet tona po ecin me shpejtesi drejt horizonteve shume me te gjera. Jane marredhenie politikisht te shkelqyera, miqesore, por potenciali per ti shtrire ato me tej ne te gjitha fushat eshte i madh", u shpreh kryeministri Sali Berisha. Brenda ketij viti, Shqiperia do te hape edhe ambasaden e saj ne Kuvajt, vendim i cili u mor vetem pak kohe me pare nga qeveria.

Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e diel , 04 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›