E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja për sheshin Skënderbej, bashkia s'ndërpret punimet. Topalli: Kundër piramidave

Edhe qeveria vendosi të bllokojë punimet në sheshin "Skënderbej" me argumentin se nuk ka leje mjedisore, dhe për këtë arsye bashkia e Tiranës u gjobit me dy milionë lekë, firma nuk i ka ndërprerë punimet në qendër të kryeqytetit. Kamera e Alsat vëzhgoi dhe këtë të dielë pashkësh punimet në sheshin "Skënderbej". Zona vijon të jetë e rrethuar dhe aty janë vetëm punëtorët e firmës që nuk flasin përpara kamerës.

Ministria e Mjedisit kërkoi një ditë më parë që punimet të vazhdojnë vetëm pas lejes mjedisore, ndërsa gjoba për bashkinë duhet të paguhet brenda këtij viti. Edhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferri akuzoi bashkinë se ka shkelur ligjin, pasi zona në qendër të Tiranës është një asamble kulturore dhe sipas tij ky vendim është marr në kohën kur Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës.

Ndërkohë që Partia Socialiste i cileson këto veprime nje pengmarrje te qeverise, kryetarja e kuvendit shpreht kundër piramidave, pjesë e projektit Belg. "Une besoj realisht shume dhe e dua fort ambientin, dhe nuk kam qene kurre ndonjehere partizane e piramidave, nuk i dua fare piramidat", tha Jozefina Topalli, kryetare Kuvendit. Përplasja për Sheshin “Skenderbej”, padyshim qe do te vijoje të jete kryefjale e dites për javët në vazhdim por gjithashtu dhe argumenti kryesor i zgjedhjeve lokale te vitit 2011.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 05 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›