E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët, Berisha uron besimtarët ortodoksë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Në një mesazh në rrjetet sociale, ai ka theksuar rëndësinë shpirtërore të Ngjalljes së Krishtit, duke e cilësuar si moment që frymëzon shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.

“Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! Të dashur miq, besimtarët ortodoksë shqiptarë festojnë sonte Pashkët, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi.

Duke ju uruar nga zemra të gjithë besimtarëve ortodoksë Pashkët, Ngjalljen e Krishtit, le të lutemi bashkërisht që Pashkët e tjera t’i festojmë më mirë. Gëzuar!”, shkruan Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›