E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët ortodokse, kryeministri Rama uron besimtarët

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një urim për besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Mirëmëngjes dhe në këtë mëngjes të bekuar ju uroj Gëzuar Pashkën Ortodokse”.

Pashkët janë një nga festat më të rëndësishme të kalendarit liturgjik ortodoks, e cila kremtohet nga besimtarët në mbarë vendin.

Për të krishterët, Ringjallja e Krishtit është moment që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit te Zoti, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›