Pashkët ortodokse, nis ardhja e emigrantëve në Kapshticë

Fillon ardhja e emigrantëve shqiptarë, që punojnë e jetojnë në Greqi, për festën e Pashkës Ortodokse (19 prill). Sipas informacioneve të marra gjatë ditës së sotme janë regjistruar në sportelet e këtij vendkalimi të paktën 4300 shtetas, të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia. Nga ana e policisë kufitare janë marrë masa për të përballuar fluksin në të dyja anët e kufirit dhe për të menaxhuar situatën në rast të shtimit të numrit të emigrantëve pranë sporteleve. Nga ana e policisë kufitare shqiptare është bërë e mundur që me rritjen e fluksit të lëvizjeve të punohet aktualisht, me 7 sportele dhe do të ketë shtim të personelit për të disiplinuar lëvizjet ndërkufitare. Gjatë dy ditëve të fundit vetëm nga ky vendkalim kufitar kanë hyrë në vend 9300 emigrantë, ndërkohë që në dalje të vendit në drejtim të shtetit grek janë regjistruar të paktën 2000 shtetas. Policia kufitare është angazhuar me një plan masash për të lehtësuar kalimin në kufi të emigrantëve që po vijnë në vend për të festuar Pashkët ortodokse