E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohen Pashkët në Shkodër, 4 familje falin hasmëritë

Me qindra besimtare katolike u mblodhën në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër për të ndjekur meshën e mbajtur nga Arqipeshkvi i këtij qarku Imzot Anxhelo Masafara. E veçanta e kësaj Pashke, ka qenë pajtimi i 4 familjeve. 

SHKODËR- Pashkët katolike janë festuar në Shkodër, me mesazhin “Krishti është ngjallur”, një mesazh dretjuar të gjithë besimtarëve katolikë. Mesha e pashkëve u mbajt nga Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Anxhelo Masanra, ndërkohë mesazhi i dhënë gjatë kësaj meshe që u ndoq nga qindra qytetarë katolike të Shkodrës u shoqërua edhe me pajtimin e katër familjeve në hasmëri, dy prej të cilave me banim në Hotin e Ri dhe dy të tjera në Rranxa të komunës Bushat.

“Në emër të Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ringjallur, katër familjet katolike u pajtuan, duke rifituar qetësinë, gëzimin, lirinë dhe vëllazërim”, tha Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Masafra gjatë meshës solemne të Pashkëve të dhënë sot paradreke në Katedralen “Shën Shtjefni” të qytetit të Shkodrës.

Ceremonitë për festën e Pashkëve u organizuan dhe në kisha të tjera katolike në qytet dhe në gjithë qarkun e Shkodrës, ku është i përqëndruar ky komunitet besimtarësh. Ndërkohë drejtuesit e kishës katolike kanë pritur autoritete vendore si dhe përfaqësues të komunitetin ortodoks dhe mysliman, për të cilët si zakonisht në bazë të traditës janë dhuruar vezët Pashkës.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›