Kapshticë, Pashkët rrisin fluksin e emigrantëve në kufi
Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë zgjedhur ta kalojnë festën e Pashkëve në atdhe. Kështu sipas burimeve kufitare të Kapshticës, mësohet se vetëm sot e kanë kaluar kufirin 4300 shtetas për të festuar në Shqipëri.
KORÇE- Festa e Pashkëve, duket se ka rritur fluksin e emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës, të cilët kanë vendosur ta kalojnë këtë festë pranë të afërmëve të tyre.
Burimet kufitare bëjnë të ditur se vetëm sot janë regjistruar në sportelet e këtij vendkalimi të paktën 4300 shtetas, të ardhur nga vendi fqinjë, Greqia.
Gjithashtu këto burime bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat për të përballuar ndonjë shtim të mundshëm të fluksit të emigrantëve dhe për të shmangur radhët e gjata.
Aktualisht në këtë pikë doganore po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy të tjera në dalje. Por, me rritjen e fluksit të lëvizjeve, numri i sporteleve do të shkojë në 7 të tilla dhe do të ketë shtim të personelit për të përballuar fluksin.
Gjatë dy ditëve të fundit nga ky vendkalim kufitar kanë hyrë në vend 9300 emigrantë, ndërkohë në dalje të vendit në drejtim të shtetit grek janë regjistruar të paktën 2000 shtetas. Policia kufitare është angazhuar me një plan masash për të lehtësuar kalimin në kufi të emigrantëve që po vijnë në vend për të festuar Pashkët ortodokse. (a.r/ata/balkanweb)