E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Nano e njohu ambasadoren me zhvillimet në vend, me strategjinë kombëtare për zhvillim, për përmirësimet në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastr

Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Nano e njohu ambasadoren me zhvillimet në vend, me strategjinë kombëtare për zhvillim, për përmirësimet në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, luftën kundër shfaqjeve të varfërisë, aktivizimin e burimeve të vendit etj.

Z. Nano vuri theksin në luftën kundër evazionit fiskal, fenomeneve të kontrabandës, trafiqeve ilegale, krimit të organizuar etj, të cilat, krahas realizimit të një programi të gjerë reformash strukturore e institucionale, jane identifikuar nga Qeveria Shqiptare si prioritete të rëndësishme. Është pikërisht progresi i realizuar në këto fusha, nënvizoi Kryeministri Nano, që shërbeu si bazë për hapjen e negociatave me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Ambasadorja Hennessy i transmetoi Kryeministrit Nano përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit të Irlandës dhe vlerësimet e tij pozitive për progresin e Shqipërisë. Ajo u shpreh se Irlanda ndjek me interes zhvillimet në vendin tonë, luftën kundër krimit, trafiqeve ilegale, evazionit fiskal etj. dhe qëndrimet e ekuilibruara të saj në rajon. Ambasadorja siguroi se nuk do të mungojë mbështetja e Irlandës për ecurinë e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe përfundimin e tyre me sukses.

Ne, vazhdoi më tej Kryeministri, po punojmë gjithashtu që të ndërgjegjësojmë biznesmenët, sipërmarrësit dhe qytetarët në përgjithësi, se integrimi në BE ka një kosto, që duhet të përballohet nga të gjithë. Me këtë rast Z.Nano i shprehu ambasadores Hennessy falenderime për mbështetjen që qeveria irlandeze i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtij proçesi,duke shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Nano bëri gjithashtu një ekspoze të hollësishme për zhvillimet rajonale, nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat, implementimin e marreveshjeve të tregtisë së lirë etj. Ai foli për rolin moderator të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me faktorin shqiptar në rajon. Z. Nano theksoi se Qeveria Shqiptare mbështet nismat për përfshirjen e Kosovës në proçeset e intergrimit europian, përshendet dialogun Prishtine – Beograd dhe respekton të drejtën e sërbve të Kosovës për t'u kthyer në vendbanimet e tyre. Qeveria Shqiptare, tha Z.Nano, vlerëson propozimet fundit të administratës amerikane dhe të BE për diskutimin e çështjes së statusit të saj në mesin e vitit 2005, mbi bazën e progresit drejt arritjes së standarteve.

Populli shqiptar, theksoi Z. Nano, ka konsideratë të larte për popullin irlandez, për realizimet dhe standartet e arritura. Shqipëria i vlerëson veçanërisht marrëdhëniet me Irlandën. Edhe pse ndodhemi larg gjeografikisht, ne e konsiderojmë Dublinin si një partner të rëndësishëm, me të cilin jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimet bilaterale në fusha me interes reciprok, por edhe për të përfituar nga përvoja juaj në trajtimin e dosjes europiane.

Ambasadorja Hennessy siguroi se Qeveria Irlandeze do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›