E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do asfaltoj çdo rrugë ku banojnë njerëz

Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në përurimin e akseve Uzina e Autotraktorëve- Lanabregas, Ura e Surrelit-Farkë. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se do të asfaltojë çdo rrugë ku banojnë njerëz. Sipas tij, nuk do të injorohet askush, ashtu si ka ndodhur para 2005-ës.

Sot përurojmë 2 rrugë të bukura që bashkojnë këto komuna me kryeqytetin, një investim i madh. Këto rrugë do tju shërbejnë 20 mijë qytetarëve të cilët do e kenë shumë më të lehtë lidhjen me qendrën e Tiranës. Me këtë rast me lejoni që tju siguroj ju se investimet në këto zona nuk do njohin të ndalur.

Në vitin 2005 rrugët rurale ishin “injoruar”.

Rrugët kanë rritur deri në 5 herë vlerën e investimeve. Biznesi lulëzon aty ku është rruga. Theksoj sot se vendosmëria jonë për infrastrukturë moderne është faktuar para shqiptarëve, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

Në fund, ai ka folur edhe për ekonominë, duke thënë se ajo ka pësuar rritje të jashtëzakonshme.

Ekonomia shqiptare në këto vite është rritur 4 herë më shumë se mesatarja e rajonit pa rritur asnjë taksë. modeli ekonomik i Shqipërisë është i suksesshëm. Ne jemi qeveria qe kemi dyfishuar pagat dhe pensionet, bëjmë rritje çdo vit. Me gjeni nej vend në Europë që e bën këtë në kohë krize, tha Berisha, duke shtuar se në vend është ulur papunësia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›