Pasioni për bletët, Kseno Gogo përkujdeset për më shume se 100 koshere

Prej gati 15 vitesh Kseno Gogo nga fshati Suhe i bashkisë së Libohovës përkujdeset për më shumë se 100 koshere me bletë. Ai thotë se puna me to është shumë e bukur dhe e veçantë por njëkohësisht edhe shumë e lodhshme pasi në çdo stinë të vitit bletët kërkojnë shërbime të ndryshme.
“Kam 15 vite që merrem me bletët pas sistemit e prapa. Po iku bleta nga kosherja nuk merr prodhim”, tha Ksenio Gogo.
Bletërritësi i vjetër thotë se prodhimi prej tyre eshte mjaft i kënaqshëm dhe se tregun tashme e kane te siguruar.
“Të rrisësh bletë do dhe zanat, prodhimi deri tani është i mbarë”, tha bletërritësi.
Pasioni për bletën e bën të dojë ti shtoj kosheret e tij , Gogo pohon se prodhimi i tyre pëlqehet tashmë mjaftë edhe nga turistët.
/RTSH/