Vizitë te “Bredhi i Sotirës”

Bredhi i Sotirës është një nga 14 Monumentet e Natyrës që shtrihen në territorin e Bashkisë Dropull. Ai ndodhet në shpatet e maleve të Murganës dhe të Stugarës.
Zona e shpallur “Monument Natyre i Mbrojtur nga Shteti” më 15 janar të vitit 1996 dhe ka një sipërfaqe prej 1740 hektarësh.
Në vitet e tranzicionit është sfumuar nga axhenda e hartimit të politikave për zhvillimin e turizmit , për shkak edhe të mungesës së infrastrukturës rrugore, por vitet e fundit shënohet një rritje e dukshme të numrit të adhuruesve të natyrës që vizitojnë Parkun e Sotirës.
Madje, në vitet e fundit në Parkun e Sotirës janë organizuar tre aktivitete sportive me emërtesën ” Murgana Run”, në të cilat morën pjesë atletë nga Shqipëria ,Greqia dhe vende të tjera të Evropës.
Bredhi i Sotirës shquhet për biodiversitetin e tij të lartë, por edhe për vlera shkencore dhe eko-turistike.
Ciceroni Vangjel Seferi duke folur për vizitueshmëria në Parkun e Sotirës gjatë muajve të parë të vitit 2024, thotë se vizitorë të shumtë në këtë zonë vijnë nga e gjithë Shqipëria. “Më së shumti ata synojnë vizitat në male”.
Për ciceronin e Parkut të Sotirës sinjalistika dhe materialet orientuese kanë nevojë për përmirësim të ndjeshëm.
/ rtsh.al /