Debati mbi numrin e dëshmorëve është spekulativ
Lexova në shtypin e Tiranës një shkrim të Aurel Plasarit, rreth faktit që shifrën 28 mijë dëshmorë e ka dhënë e para qeveria kuislingë në Tetor 1944.
Te them te drejtën, me ato pak shkrime qe pata lexuar, gjykoja se ne fushe te vet Plasari është kompetent. Me këto thënie jo vetëm qe përmbyset një gjykim pozitiv por shtyhem te gjykoj se pse e bën ketë, cilat janë shkaqet, motivet, kush e shtyn?
Veçanërisht këto deklarata e duan një shpjegim
Te jemi serioze ne këto pune. Veçanërisht kur behet fjale për dëshmoret e kombit, për ata qe me ndërgjegje te plote dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashiste.
Do te duhet te kuptojmë dhe te pranojmë se Enver Hoxha, ne kuadrin e gënjeshtrave qe nisen nga themelimi i Partisë Komuniste është zmadhimi mbi dhjete here i numrit te dëshmoreve. Kjo është dëshmuar ne dokumentet e kohës, ne shtyp, ne kongrese te partisë Komuniste, ne forume ndërkombëtare si ne Konferencën e Paqes ne Paris ne vitin 1946, ne te gjitha botimet e historisë se partisë, te historisë se Shqipërisë, ne mijëra botime te ndryshme.
Zyrtarisht numri, natyrisht i falsifikuar, i te vrarëve dhe te plagosurve jepet ne Kuvendin Popullor, me datën 23 korrik 1946. Një grup deputetesh kërkuan qe Kuvendi Popullor ne mbledhje te jashtëzakonshme te bënte një rezolute me thirrjen për pranimin e Shqipërisë ne Konferencën e Paqes ne Paris. Ketë kërkese e bene deputetet: Pëllumb Dishnica, Kadri Baboci, Abedin Shehu, Kristo Themelko, Hasan Pulo, Sami Baholli, Mark Ndoja, Gjovalin Lluka, Gogo Nushi, Gjeneral-Major Dali Ndreu, shumica e te çileve te dënuar me vone nga Enver Hoxha dhe diktatura e tij.
Natyrisht kjo ishte një kërkese e diktuar nga Enver Hoxha, por, gjithsesi ishte kërkese e drejte. Megjithe ndërlikimet e shndrimit te luftës për çlirim ne lufte civile, për pjesën qe Shqipëria dha ndihmësen e vet qe armiqtë te largoheshin me shpejt nga vendi dhe me dëme, ajo kishte te drejte qe te merrte pjese ne Konferencën e Paqes ne Paris, gjithmonë sipas gjykimit tim.
Por kjo e drejte, po te argumentohej, lindte nga lufta, sakrificat e bëra, demet e sjella armikut. Me ketë nënkuptoj qe asnjë mënyre ketë te drejte nuk duhet ta përfitonim duke stërmadhuar numrin e te rënëve ne lufte, numrin e armiqve te vrare e te tjera si këto. Një popull dhe një vend kërkon te drejtat legjitime pa ju dridhur syri, por ne asnjë mënyre nëpërmjet mashtrimit, shumëfishimit dhe manipulimit te shifrave.
Ne ketë mbledhje te Kuvendit Popullor N/Kolonel Pëllumb Dishnica deklaroi nder te tjera se Kemi kockat e me shume se 40.000 dëshmoreve qe dhanë jetën për lirinë e vendit te tyre, dhe për kauzën e antifashizmit e te demokracisë. Deputeti Kadri Baboci e zbut disi duke shtuar ne ketë numër edhe te plagosurit kur ne diskutimin e tij thotë: Apo mos nuk ishte mjaft si kontribut për popullin shqiptar 40.000 te vrare e te plagosur. Ne përfundim, duke u konsultuar edhe me statistikat e manipuluara dhe te shumëfishuara mbi demet e luftës, ne rezolutën e Kuvendit popullor, dërguar Presidiumit te Konferencës se Paqes ne Paris , u deklarua zyrtarisht se Ne fushat e betejës kundra fashisteve italiane dhe gjermane 40.600 bij tanë u vranë dhe u plagosen…
Ketë shifër ka mbrojtur e deklaruar edhe Enver Hoxha ne forume te larta te komunisteve, nisur nga Kongresi i Pare i Partisë Komuniste Shqiptare ne vitin 1948. Ne ketë kongres famëkeq e me pasoja katastrofike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ai deklaroi se Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmore ushtarake dhe civile, 4.000 invalidë qind për qind dhe 8.600 te tjerë 50%.
Kjo shifër përputhet tërësisht me atë te dhëne ne Kuvendin popullor dmth 40.600 te vrare dhe te plagosur (28.000 te vrare dhe 12.600 te plagosur).
Ne përpjekjet për ndonjë kocke me manovra pa skrupull u ripërdoren edhe një here me 17 shkurt te vitit 1977 nga Ministria e Financave, demet e llogaritura ne njerëz gjate luftës. Sipas materialit studimor thuhej se okupacioni gjerman shkaktoi 17.800 te vrare nga 28.000 qe ishte numri i përgjithshëm gjate periudhës se Luftës se Dyte Botërore, 7.800 te plagosur e te gjymtuar nga 12.600 gjithsej. I indinjuar populli gjerman, nëpërmjet gazetës gjermano-perëndimore Zydojce Caitung, u shpreh ne një artikull me titull: Shqipëria i paraqet Bonit kërkese, thekson se Tirana kërkon pagesën për 28.000 te vrare .
Kuptohet qe këto shifra nuk ndruan asnjëherë, jo vetëm sa komunizmi pati jete e gjer sa u asfiksua, por edhe ne ditët e lulëzimit te demokracisë. Ne librin Historia e Shqipërisë III, botim i vitit 1984 ritheksohet se vetëm te rene pati 28.000 . E njëjta behet ne botimin ne vitit 2008 te Historia e Popullit Shqiptar IV, nga Profesori qe qëndron ende ne istikamin e gënjeshtrave historike te komunizmit Xhelal Gjecovi. Ai shkruan se Ne bilancin e luftës, te bere menjehere pas lufte rezultojnë 28 mije dëshmore te rene ne luftime me ushtritë okupatore, fashiste e naziste dhe disa mijëra te tjerë te vrare ose te vdekur ne rrethana te tjera .
Profesor Xhelali, i ndjere ngushte nga shifrat qe jep bën disa modifikime. Duke mos hequr dore se te 28 mije dëshmoret, ata qe luftuan ne krahun komunist, ne ditët e sotme nuk mund te shmanget nga fakti se u vranë edhe shume nacionaliste, u bene vrasje ne luftën e pashembullt civile e te tjera. Ne ketë rast, indirekt ai i shton te rënët ne lufte. Zoti Xhelal, pa dashjen e tij, revizionon edhe ustane, vete Enver Hoxhën. Ndërsa ky i fundit ne 28 mije dëshmore, sikundër përmendem ne raportin e Kongresit te I-re te PKSh përfshinte dëshmoret ushtarake dhe civile, me Profesor Xhelalin, ndodh e kundërta. Ai i bën te gjithë dëshmore te rene ne luftime me ushtritë okupatore.
Megjithëse mbetet besnik i këtyre shifrave te fallcifikuara, thelle, ne subkoshiencen e tij prej shkencëtari e historiani e ndjen se kjo nuk shkon, ndoshta do te jete gënjeshtra e fundit. Prandaj ne atë libër te stisur te historisë se Shqipërisë me anotacione te forta te ideologjisë e mashtrimeve komuniste, Profesor Xhelali përpiqet te zbusë disi situatën. Jo duke pranuar hapur e pa hezitim fallcifikimin e numrit te dëshmoreve qe po trajtojmë ne ketë rast, por, duke thëne me gjysme zëri se janë bere edhe gabime, edhe te tjerët kane vepruar ne te njëjtën mënyre. Ai shkruan Shifrat e mësipërme, te përpunuara fill pas lufte, për dëshmoret e përgjithësisht për demet e pësuara, sikurse bene dhe vendet e tjera pjesëmarrëse ne lufte, mbeten te pandryshuara gjate gjithë viteve te regjimit komunist. Ato konsideroheshin thuajse zyrtare, për rrjedhoje edhe te pranuara brenda e jashtë vendit
