Kryesocialisti: Brenda nje viti, pa viza ne BE
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne mitingun e zhvilluar ne Peshkoi shprehu mirenjohje qe dibranet, bulqizaket, matjanet qene nder te paret qe i hapen dyert ne Dialogun me Shqiperine, dhe kane arritur te kuptojne qe heret mesazhin e ndryshimit te madh, i cili tashme eshte kthyer ne artikulimin e dites pergjate kesaj fushate elektorale. Me tej duke kerkuar mbeshtetjen per alternativen socialiste, Rama u ka folur dibraneve dhe per infrastrukturen rrugore te Veriut, duke permendur nje detaj dhe per rrugen Durres Kukes, ku sipas tij, banore te atjeshem gjithandej ne tubime kane thene se nuk duhet ta pranoni vjedhjen e shekullit qe eshte bere ne kete rruge. Rama ka folur ne kete tubim dhe per liberalizimin e vizave duke e quajtur nje premtim fals ate te Berishes, ndersa ka siguruar se me fitoren e Partise Socialiste, ky premtim do te behet realitet Brenda nje viti te qeverisjes socialiste nuk do te kene me barriera te levizjes se lire per shqiptaret. Ai ka ftuar dibranet ne nje mision te madh te ndryshimit kur mbeten edhe 17 dite per t'i dhene Dibres dhe Shqiperise politiken e duhur, qeverine e duhur dhe fuqine e ndryshimit.
A.Ndoja
A.Ndoja