E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskuqan/ Dëmtohen 10 shtëpi, rrëshkitja e dheut krijon situatë të rëndë

Ndërtimi i rrugës pa bërë më parë kanalizimet për ujrat dhe shirat e netëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në Paskuqan. Si rezultat janë dëmtuar rreth 10 shtëpi dhe rruga e Paskuqanit e cila sapo është përuruar. Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen dhe kërkojnë marrjen e masave pasi ndodhen në rrezik.

Rëshqitja e dheut rrezikon edhe varrezat që ndodhen aty pranë ndërkohë që kalimi i rrugës është bërë thuajse i pamundur prej automjeteve. Mësohet gjithashtu se në këtë zonë mungon dhe energjia elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›