Rusmali: Rezoluta nuk parasheh hapjen e kutive. Xhaçka: Pa hapjen e kutive, vetëm protestaNga TemaKryetari i delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës, Ilir Rusmali doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar seancën e rezolutës
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rusmali: Rezoluta nuk parasheh hapjen e kutive. Xhaçka: Pa hapjen e kutive, vetëm protestaNga TemaKryetari i delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Europës, Ilir Rusmali doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar seancën e rezolutës. Rusmali tha se në tekst u sqarua se nuk duhet të ketë hetim që del jashtë një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që përcakton kufirin e hetimit të komisioneve parlamentare. Rusmali tha se kjo do të thotë që kutitë nuk do të hapen. Rusmali tha se KiE i kërkoi opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe nuk përmendi fjalën krizë institucionale.
Në përgjigje të kësaj dalje, deputetja e PS, Olta Xhaçka, tha se Berisha nuk duhet të vazhdojë të përqeshë shqiptarët, kësaj here duke përdorur Rusmalin, por të hapë kutitë. Në të kundërt, Xhaçka tha se do ketë protesta deri në largimin e kësaj qeverie që ka manipuluar zgjedhjet.