E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECA dhe KRIK: LSI merr mandatin e pare ne Tiranë

Të dhënat paraprake të rifreskuara nga projekti ECA and KRIK informojne se LSI arriti te marre mandatin e parë në qarkun e Tiranes. Ky mandati i takon kryetarit të Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta.TIRANE- Të dhënat paraprake të rifreskuara nga projekti ECA and KRIK të orës 12. 20 minuta, i japin LSI-së mandatin e parë në qarkun e Tiranës. Ky mandat i LSI-së i takon kryetarit, Ilir Meta, i cili është i pari në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në kryeqytet.

Deri në orën 12. 20 minuta në qarkun e Tiranës janë numëruar 649 kuti votimi nga 826 të tilla. Në rezultatet e rifreskuara moment pas momenti ECA dhe KRIK, në Tiranë LSI ka arritur në 4.59 % të votave. Në kryeqytet kryeson PS me 43. 04 %, 15 mandate, ndaj PD me 42. 27 % , 15 mandate . Si forcë e katërt është PR 1.54 % e cila dhe ajo ka 1 mandat.

Sipas gazetarëve në NEWS 24, të cilët i referohen burimeve nga selia rozë janë ende të pahapura kutitë e votimit të ngritura në QV në minibashkinë nr 5 dhe 4 të cilat konsiderohen si bastione të PS dhe të LSI-së.

Në rang vendi deri në orën 12. 20 minuta LSI ka 4 mandate, ndërsa përqindja e Aleancës Socialiste për Integrim në rang vendi është 5. 56 %.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›