Kukes, rinis procesi i numerimit. U nderpre per shkak te lodhjes se komisionereve
Procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e rrethit të Kukësit, i ndërprerë në orët e vona të natës së kaluar për shkak të lodhjes së komisionereve. Kanë mbetur për t'u numëruar edhe 21 kuti votimit të tjera për të përfunduar i gjithë procesi.KUKES- Ka rinisur në mesditën e sotme procesi i numërimit të votave në KZAZ-në e rrethit të Kukësit, i ndërprerë në orët e vona të natës së kaluar për shkak të lodhjes së anëtarëve të komisioneve të numërimit të votave.
Kryetari i kësaj KZAZ, Ramiz Lala, ka thene për ATSH-në se deri tani janë numëruar 79 kuti votimi, ndërsa kanë mbetur për t'u numëruar edhe 21 kuti votimit të tjera për të përfunduar i gjithë procesi. "Deri tani nuk ka patur probleme apo kontestime në të 7 grupet e numërimit të votave dhe i gjithë procesi zgjedhor ka qenë normal", saktësoi Lala.
Ndërkohë, në Qarkun e Kukësit ka përfunduar ditën e djeshme numërimi i votave në KZAZ-të e rrethit të Tropojës e të Hasit, ku ka fituar PD.
Qarku i Kukësit ka 4 deputetë, ku 3 prej tyre, sipas rezultateve të deritanishme, i takojnë PD-së, ndërsa një pritet t'i takojë PS-së. Qarku i Kukësit ka 4 deputetë, ku 3 prej tyre, sipas rezultateve të deritanishme, i takojnë PD-së, ndërsa një pritet t'i takojë PS-së.
(s.g/BalkanWeb)