E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pasqyra e Flamingos”, Rama publikon shifrat: Mbi 127 mijë kërkime në 24 orë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e para për platformën “Pasqyra e Flamingos”, e cila sipas tij ka regjistruar mbi 127 mijë kërkime në 24 orët e para nga aktivizimi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se platforma ka regjistruar 3 397 kërkime për faqe dhe 49 pyetje të reja gjatë kësaj periudhe.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se platforma është përballur me 122 sulme kibernetike, të ardhura nga 32 adresa të huaja, të cilat, sipas tij, janë zmbrapsur pa shkaktuar dëme.

Të dhënat janë bërë publike nga vetë kryeministri, i cili ka ndarë shifrat e para të funksionimit të platformës në rrjetet sociale.

Nëse këto shifra janë të vërteta tregojnë etjen për transparencë lidhur me projeksionez personale shumëmilionëshe të kryeministrit Rama me pasurinë publike. Pasqyra Flamingo është një faqe online e ngritur për të neutralizuar pakënaqësinë e qytetarëve ndaj arrogancës së Ramës në lidhje me vendimet e tij për tjetërsimin e pronës publike.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›