E gjetën në Brazil, sillet në Tiranë Artef Leka, i dënuar në Shkodër

Artef Leka, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit të vitit 2021, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë.
Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.