Kriza e ilaçeve, të sëmurët në QSUT i blejnë vetë
Qytetarët denoncojnë mungesën e ilaçeve në spital. Kjo mungesë vijon të jetë një problem i mprehtë për pacientët.
Edhe pse burime nga drejtoria e qendrës spitalore universtitare Nënë Tereza konfirmojnë zhvillimin procesit të tenderimit dhe furnizimin e spitaleve me ilaçe, qytetarët denoncojnë për mikrofonin e “Ora Neës” mungesën e ilaceve në disa pavione QSUT.
Mungesa e ilaceve është një problem që vijon të shoqërojë prej vitesh spitalet e vendit. Procedurat e stërzgjatura burokratike si dhe mungesa e fondeve vijojnë të jenë pengesë për furnizimin normal të spitaleve me ilaçe të cilat qytetarët i sigurojnë privatisht.