E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Hetimi në Shkodër, e vërteta e zgjedhjeve

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke iu referuar vendimit të prokurorisë për hetimin e zgjedhjeve në Shkodër theksoi se edhe njëherë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat.

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Topalli theksoi se kreu i PS-së Edi Rama duhe t`i kërkojë falje shqiptarëve dhe Shkodrës për pengesat që ka ngritur për liberalizimin e vizave dhe se hetimi i zgjedhjeve në Shkodër tregon të vërtetën e zgjedhjeve .
 

“Edi Rama prej 6 muaj u përpoq me të gjitha mënyrat që t’ju mbante larg Parlamentit.
Këto janë zgjedhjet. Pse nuk shkoi njëheë në prokurori, në gjykatë? Pse nuk shkoi sepse humbi. Nuk shkoi se ishte kundër liberalizimit të vizave” theksoi Topalli duke iu drejtuar deputetëve socialistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›