Pastrimi i parave dhe antimafia frikesojne emigrantet
Funksionimi i ligjit per parandalimin dhe qarkullimin e parave te pista dhe ligji i ri antimafia, i cili pritet te vihet se shpejti ne funksion, po i trembin shume depozituesit, por edhe emigrantet. Bankat ne Shqiperi deri me tani, nuk jane treguar konservatore per burimin e parave te depozituara, por kete vit situata ka ndryshuar. Ligji i ri per parandalimin e pastrimit te parave kerkon justifikimin e burimit te parave dhe bankat kane nisur te zbatojne ate. Jane shfaqur rastet tashme, kur klientet nuk mund te terheqin parate e depozituara per shkak se, ato jane duke u verifikuar nga instancat e parandalimit te parave. Mirepo kjo procedure ne vendin tone ndryshe nga vendet e tjera zgjat, per shkak te borukracive dhe mosfunksionimit te kohe te te gjithe hallkave qe kane detyrimet ligjore per verifikimin e llogarive bankare. Sipas burimeve ne Banken e Shqiperise kjo situate krijon pasiguri te klientet dhe hezitim per te ruajtur kursimet e tyre ne bankat shqiptare. Situata eshte veshtiresuar edhe me shume kur pak kohe me pare eshte miratuar ligji antimafia. Shume emigrante hezitojne te depozitojne kursimet e tyre per shkak se, nuk jane te njohur me komponentet e ligjit. Frika ndaj funksionimit te ketij ligji vjen edhe per faktin se, miratimi i tij eshte keqperdorur nga politika duke krijuar nje ambient konfuz rreth ligjit per te interesuarit. Megjithe kete situate, emigrantet dhe te gjithe depozituesit e tjere u duhet tashme te veprojne si e gjithe Evropa ne deklarimin kursimeve te tyre. Funksioni i rregullave per "justifikimin" e llogarive bankare dhe pasurive jane detyrime ligjore qe Shqiperia duhet te permbushe ne kuader te anetaresimit ne Bashkimin Evropian.