E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, rritja e konsumit shtrenjton cmimet

Cmimet e mallrave te konsumit masiv ku perfshihen me se shumti, ushqimet jane rritur. Sipas tregtareve te shumices ne Uzinen Dinamo kjo rritje po vjen si rezultat i afrimit te festave dhe rritjes se kerkeses si rezultat i kesaj situate. Mirepo rritjet e blerjeve vijne kane si shkak edhe ardhjen e emigranteve. Popullsia e vendit per rreth 1 muaj shtohet me rreth 400 mije veta te cilet rrisin konsumin dhe cmimet gjithashtu. Sipas te dhenave te Ministrise se Bujqesise mbi cmimet javore te produkteve bujqesore, tregojne rritje nga java ne jave per keto produkte. Keshtu sipas dikasterit te Bujqesise ne tregjet e shitjes me shumice ne vend, pjesa me e madhe e prodhimeve bujqesore te importit dhe vendase, kane pesuar rritje cmimi, rritje qe eshte pasqyruar edhe ne tregun e shitjeve me pakice. Krahasuar me nje jave me pare, nga 37 artikuj qe gjenden ne treg, per 21 prej tyre ka rritje cmimi. Ne tregjet e pakices, rritja per artikujt bujqesore ka variuar nga 1-30 lek/kg. Keshtu rritje cmimi kane pesuar specat, patellxhanet, trangujt, kungujt etj. Nderkaq rritje ka pesuar edhe cmimi i disa frutave si ftoi,molla hurma etj nga 3-28 leke/kg. Persa i perket cmimeve te prodhimit ne ferma nga 12 artikuj te krahasueshem 8 prej tyre kane rritje cmimi si trangulli me 17 lek/kg, domatja cilesi e dyte me 5 lek/kg, spinaqi me 4 lek/kg etj. Ndersa nga frutat e prodhuara ne ferme, molla e geshtenja kane rritje me 5 lek/kg, ndersa hurma ka rritje cmimi me 1 lek/kg.
Keshtu, rritja e cmimit ka prekur jo vetem prodhimet e importit, por edhe produktet vendase, te cilat gjenden me pakice ne treg. Sipas nje sjellje te shnderruar ne tradite tashme, cmimet e mallrave te konsumit ne vendin tone shtrenjtohen gjate muajit dhjetor, ndryshe nga se ndodh ne vende te tjera edhe pse ato kane perjetuar krize financiare me te rende se Shqiperia. Por kjo sjellje nuk ka te beje me krizen dhe as me permasat e zhvillimit ekonomik, por me mentalitetin qe i shoqeron tregtaret vendas. Dhjetori eshte muaji qe shenon cmimet me te larta te ushqimeve dhe kjo per shkak te rritjes dhe konsumit te ketyre artikujve si rezultat i festave. Por gjate kesaj periudhe ne rritjen e lehte te cmimeve ka ndikuar edhe nencmimi lekut ndaj euros duke ndikuar ne rritjen e cmimeve te importeve te mallrave. Tendenca ne rritje e cmimeve ne tregjet nderkombetare se bashku me nencmimin e lekut kane krijuar nje presion mbi rritjen e cmimeve te mallrave te importit.
Dimri, cmime me te larta per ushqimet
Sezonaliteti ka reflektuar ne nivelin e cmimeve te ekonomise vendase, sidomos ato te ushqimeve. instituti i Statistikes ka verejtur se gjate muajit te kaluar cmimet jane rritur me 2.8 per qind ne baze vjetore. Gjate muajit qe shkoi, pervec ushqimeve eshte vene re edhe nje rritje e cmimit te duhanit me 2 per qind dhe karburantit me 2.5 per qind. Me konkretisht cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 2.5 per qind dhe cmimi i benzines 1.4 per qind. Po keshtu rritje te cmimeve shenuan edhe sherbimet arsimore per shkak te rritjes se tarifave te pageses ne universitetet me 2.1 per qind. Por niveli i pergjithshem i cmimeve pritet te kercenohet ne janar te vitit 2010, per shkak te rritjes se cmimit te energjise elektrike. Rritja e cmimit te energjise elektrike, do te ndikoje direkt ne shpenzimet e buxheteve te familjeve dhe ekonomia vendase do te perballet me nje rritje te inflacionit. Burimet ne Banken e Shqiperise, kane sqaruar ne raportin e fundit se, shuarja e efektit te rritjes administrative (cmimit te energjise) ne muajin mars dhe mosrritjeve te reja gjate periudhes ne vijim, ulen inflacionin dhe kontributin perkates prane vleres zero. Banka e Shqiperise e monitoron me kujdes rritjen e cmimit te energjise, per shkak te efekteve qe krijon ne cmimet e produkteve te tjera ne treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›