E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri arrin kulmin, "pushton" vendin

Dimri shenon kulmin dhe pushton te gjithe Shqiperine. Veriu i vendit dhe Lindja jane te pushtuara pothuajse teresisht nga debora qe ne disa fshatra ka shkuar ne trashesine 1 meter. Rruge te bllokuara kombetare dhe rurale, komuna ne veshtiresi qarkullimi dhe shpesh energjie elektrike. Por dy ditet e fundit nuk i ka shpetuar kushteve te keqija atmosferike as Jugu i vendit. Shira te rrembyeshem ne Gramsh kane bllokuar Uren e Banjes, ndersa kane shkaktuar rreshqitje te dherave dhe rrezikim te banesave ne Holtas te ketij rrethi. Rreshqitje dherash ne Ballsh, Permet dhe Kelcyre, probleme ne qarkullimin e mjeteve ne aksin kombetar. Drino ka permbytur dhjetera hektare, kurse Gjanica ka dale nga shtrati duke "shetitur" neper qytetin e Fierit.
Fier
Lumi Gjanice eshte bere shkak per te dyten here brenda muajit per situaten dramatike ne tregun e qytetit dhe banesat prane shtratit te lumit. Si pasoje tregu industrial i qytetit eshte permbytur ne nje siperfaqe te madhe, duke bllokuar jo vetem punen, por demtuar dhe mallin e tregtareve. Shirat e rene pa nderprerje gjate nates kane shkaktuar daljen e lumit nga shtrati dhe permbytur disa banesa prane shtratit te lumit. Banoret jane evakuuar deri ne stabilizim te gjendjes, ndersa ka pasur edhe dalje te ujerave te zeza ne siperfaqe, duke shkaktuar nje situate teper dramatike. Mesohet gjithashtu se nje mjet i rende trajner eshte permbysur ne autostraden Lushnje-Fier per shkak te ujit qe ka mbuluar rrugen pas permbytjeve. Per fat te mire demet kane qene vetem materiale.
Gjirokaster
Reshjet e shumta te shiut ne qytetin e Gjirokastres kane shkaktuar permbytjen e nenstacionit elektrik, duke shkaktuar nderprerjen e energjise elektrike qe prej mesnates. Ujerat e lumit Drino, kane permbytur gjithe pjesen e poshtme te qytetit te gurte, pjese ne te cilen ndodhet dhe nenstacioni elektrik. Per riparimin e demit do te nderhyhet ne momentin qe do te ulet niveli i ujerave. Nderkaq nje pjese e lumit Drino pasi dale nga shtrati dhe ka permbytur rrugen per ne Lunxheri. Po keshtu e permbytur rezulton dhe rruga Permet-Carshove dhe ajo qe lidh qytetin e Permetit me Tre Urat, pasi kane rreshqitur sasi te medha dherash, ne zonen e quajtur "Rrethi i Bablonjes". Deri me tani, fadromat nuk kane mundur te hyjne ne kete zone, nderkohe qe rreshqitjet kane vazhduar.
Shkoder
Ne Qarkun e Shkodres situata paraqitet normale dhe te gjitha akset rrugore jane te kalueshme. Ne Puke, akset rrugore jane te kalueshme, por ne disa segmente si Qafe Mali -Qafe Shllak, automjetet duhet te levizin me zinxhire. Ne Puke, situata me e renduar paraqitet ne komunen e Iballes, ku trashesia e debores ka arritur deri ne 58 centimetra.
Ne Kukes rruget jane te kalueshme. "Ne disa segmente makinat duhet te levizin me zinxhire", njoftoi Ministria e Brendshme dje. Mesohet se nje ortek ka bllokuar Qafen e Malit. Edhe ne komunat Fierze e Blerim mungon energjia elektrike prej 48 oresh, ndersa debora ka arritur trashesine 50 centimetra, kurse borepastrueset gjenden ne rruge.
Diber
Ne qarkun e Dibres reshjet e debores nuk kane njohur nderprerje dhe disa prej komunave kane vazhduar te jene te izoluara. Probleme jane shkaktuar ne komunat Lure, Kala e Dodes, qe rezultojne prej disa ditesh te bllokuara. Ne Bulqize komunat e thella malore Ostreni, Selishta, Zercani, Trebishti dhe Krasta raportohen te bllokuara nga bora.
Elbasan
Qarku i Elbasanit ka regjistruar probleme vetem ne zonat e Gramshit dhe te Librazhdit. Mesohet se komuna Kukur prej disa ditesh rezulton e bllokuar ne rrethin e Gramshit per shkak te reshjeve te debores dhe ka mungese energjie elektrike pas demtimit te shtyllave. Reshjet e shirave kane shtuar prurjet ne lumin Devoll, duke shkaktuar veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve ne aksin Elbasan-Gramsh. Shefi i emergjencave civile ne prefekturen e Elbasanit, Mustafa Arapi, tha dje se rruga eshte mbuluar nga uji dhe zhavori. Mesohet se ne vendin e ngjarjes ndodhen punetore te mirembajtjes se rrugeve, te cilet po punojne per pastrimin e rruges. Problem ne qarkullimin e mjeteve ka ne Qafe-Kerrabe. Ne komunen Porocan te Gramshit, ne fshatin Holtas, ka ndodhur nje rreshqitje dheu, duke rrezikuar disa banesa, eshte bere evakuimi i banoreve.
Kukes
Edhe rrethi i Kukesit eshte perfshire nga moti i keq me temperatura te uleta. Ne kete rreth komunat Zapodi e Arreni qendrojne te bllokuara nga bora. Po keshtu dhe disa fshatra te Hasit kane pesuar te njejtin fat. Situata e renduar paraqitet dhe ne akset Kukes-Peshkopi. Kukes-Shishtavec e Bushtrice ku eshte njoftuar per veshtiresi qarkullimi te automjeteve.
Korce
Probleme nga bora jane shkaktuar dhe ne Qafe-Thane dhe aksin Librazhd-Pogradec, ku autoritetet vendore kane lajmeruar gjithe drejtuesit e mjeteve te vendosin zinxhiret per qarkullimin ne kete aks, pasi debora dhe akulli e kane bere te rrezikshem levizjen e mjeteve. Ne zonat malore te Korces raportohet renie e vazhdueshme e reshjeve te debores, ndersa probleme qarkullimi ka dhe ne aksin Korce-Erseke.

Harta e zonave te bllokuara:
Qarku Shkoder
Aksi rrugor Qafe-Mali-Qafe Shllak, e kalueshme me zinxhire
Trajlerat nuk lejohen se paraqesin veshtiresi dhe mundesi rreshqitje
Qafe-Mali-Fierze, deri ne fshatin Dardhe e kalueshme me zinxhire
Dardhe-Porave, me gjatesi 30 km, e bllokuar
Akset e tjera rrugore jane te kalueshme
Puke-Iballe, e bllokuar, trashesia e bores 70 cm
Qarku Kukes
Qafe-Mali-Qafe-Shllak-Kukes-Morine, e kalueshme me zinxhire
Fierze-B. Curri-Morine, e kalueshme me zinxhire
Krume-Qafe-Prush, e kalueshme me zinxhire
Krume-Kukes, e kalueshme
Komuna te bllokuara, Arren, Zapod, Gryk Caj, Kalis, Lekbibaj dhe Valbone
Qarku Diber
Bulqize-Peshkopi, e kalueshme pa zinxhire
Peshkopi-Tirane, e kalueshme pa zinxhire
Bulqize-Kraste-Ostren-Trebisht-Klenje-Martanesh-Selishte, te kalueshme me zinxhire Xiber-Macukull, te kalueshme me zinxhire
Lure-Rreshen-Kala e Dodes, e kalueshme me zinxhire
Lure-Peshkopi, e bllokuar
Ura e Lufit, qe lidh komunat Lis, Rukaj, Derjan dhe Macukull, kalohet me veshtiresi, me nje kalim
Qarku Korce
Te gjitha akset rrugore jane te kalueshme
Qarku Gjirokaster
Eshte permbytur nenstacioni vjeter elektrik, per pasoje gjysma e qytetit Gjirokaster nuk ka drita
Gjirokaster-Lunxheri, e bllokuar ne vendin e quajtur Ura e Anxhakut
Probleme ne Novosele te Vlores, Ura e Mifolit
Qarku Elbasan
Ura e Banjes, e bllokuar nga prurjet e lumit Devoll
Kalimi mjeteve dhe udhetareve behet nga krahu tjeter i Gramsh-Elbasan
Ne komunen Porocan te Gramshit, ne fshatin Holtas, ka ndodhur nje rreshqitje dheu
Qarku Fier
Ka dalje nga shtrati te lumit Gjanice dhe per pasoje prezence uji tek Tregu Industrial

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›