E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi iTepelenës, Bashkia pakënaqësi nga firma private

Pastrimi i qytetit të Tepelenës nuk do të jetë më kopetencë e kompanive private, por e vetë Bashkisë. Neglizhenca e kompanisë që kishte marrë nën administrim këtë shërbim, ka krijuar një ndotje masive që nga kështjella e Tepelenës e deri në të dalë të qytetit.

Duke marrë shkas nga ky fakt, kryetari i Bashkisë,Tërmet Peci, tha se sapo të përfundojë kontrata e kësaj firme, do të nisë një investim me vlerë prej 30 mijë eurosh që parashikon paisjen e qytetit me kosha të rinj të shpërndarë në pika të ndryshme të banuara, si dhe një automjet per mbledhjen e mbetjeve urbane, sherbim i cili me pare behej me mbetje primitive.
 

Kryebashkiaku thote se ky shërbim do te kryhet për pamjaftueshmëri fondesh me personel te reduktuar, ndaj kërkohet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për ti mbajtur pastër ambjentin.

Nga ana tjetër Teplena ka nje nivel te ulët te vjeljes se taksave vendore për pastrimin. Gjendja e vështire ekonomike ne qytete, papunësia dhe varfëria e skajshme për me shume se 45% te familjeve, thone specialistët e shërbimeve, krijon vështirësi ne vjeljen e te gjitha taksave.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›