Sektori horror trondit Rusinë, mizori ndaj fëmijëve
Katër anëtarë të një sekti mysliman në rajonin rus të Tatarstanit janë akuzuar për mizori ndaj fëmijëve pasi i mbanin ata nën tokë.
Lideri i këtij sekti, Faizrakhman Sattarov, që e kishte deklaruar veten profet mysliman, u akuzua për krimin e arbitraritetit.
Sipas BBC, policia gjeti 27 fëmijë dhe 38 të rritur, që jetonin në qeli në formë katakombesh, thellë në tetë nivele poshtë shtëpisë së tij.
Disa nga fëmijët mendohet se nuk e kanë parë kurrë dritën e diellit.
Sekti u zbulua në rrethinat e qytetit të Kazanit, gjatë një hetimi në lidhje me sulmet e fundit ndaj klerikëve myslimanë në Tatarstan, një rajon kryesisht mysliman në lumin Vollga.
Inspektorët thanë se njerëzit jetonin në mënyrë të mjerueshme.
Sipas faqes ruse Islam News, Sattarov, 83 vjeç, u vetëshpall profet në mes të viteve 60, kur shkëndijat e një trolejbusi i interpretoi si dritë hyjnore nga Zoti.
Ata nisën të izoloheshin nga bota dhe nuk e njihnin autoritetin e shtetit rus dhe të liderëve myslimanë në Tatarstan.
Shumë pak prej tyre lejoheshin të largoheshin nga sekti.
Shtëpia ku jetonin ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe do shembet.
Një klerik mysliman u vra më 19 korrik në Tatarstan dhe një tjetër u plagos. Nuk dihet nëse ky sekt ka lidhje me këto krime.