E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjenca e Gjirokastrës po përballet me fluks të lartë

Sezoni i verës ka sjellë një fluks pacientësh në spitalin rajonal të Gjirokastres, si pasojë e aksidenteve automobilistike si dhe të helmimeve nga ushqimet.
 

Sipas mjekut të urgjences, Kreshnik Shehu, një pjesë e konsiderueshme të pacientëve vijnë të lënduar nga aksidentet automobilistike dhe në krahasim me vitin e shkuar ky numër ka ardhur në rritje.
 

Ai thotë se edhe numri i rasteve të pacienteve që kërkojnë trajtim mjekësor si pasojë e helmimeve nga ushqimet ka ardhur gjithnjë në rritje.
 

Nderkaq me te pakta prezantohen kete vit rastet e pickimeve nga insektet si merimanga e zeze, pasi vitet e kaluara kane qene mjaft të theksuara në numër. Mjeket thone se po trajtohen edhe paciente qe nuk mund te trajtohen per mungese specialistesh ne Tepelene, Permet e Kelcyre. 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›