E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrohet pika pranë urës së Paskuqanit në Lumin e Tiranës

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër aksion, për pastrimin e lumit të Tiranës.

Në njoftimin e bashkisë thuhet se brenda pak kohësh është pastruar edhe një tjetër pikë problematike, pranë Urës së Paskuqanit.

Bashkia e Tiranës informon se në këtë zonë ishin grumbulluar mbetje të ndryshme, përfshirë mobilje të vjetra, inerte, rroba dhe materiale të tjera, të hedhura në dhe përreth lumit.

“Zona ishte pastruar edhe më herët, por mbetjet ishin rikthyer sërish, kryesisht si pasojë e hedhjes së tyre nga zona pranë tregut rom”, thuhet në njoftim.

Ndërhyrja e fundit ka përfunduar dhe zona është pastruar nga mbetjet e grumbulluara.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›