Pastronte pistoleten, veteplagoset biznesmeni
Mamurras- Pronari i nje punishteje duralumini ne qytetin e Mamurrasit u gjet i plagosur ne gjendje te rende ne ambientet e firmes se tij. Asllan Nelaj u dergua me urgjence per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes pasi kishte nje plage plumbi ne koke, kurse policia dyshon per nje veteplagosje aksidentale gjate pastrimit te armes. Ne vendngjarje u gjet edhe nje pistolete dhe gezhoje, me te cilen dyshohet se eshte kryer plagosja. Mjeket thane se gjendja e 58-vjecarit mbetet e renduar, por po hetohen rrethanat dhe shkaqet per te zbardhur plotesisht ngjarjen.
Si cdo dite Asllan Nelaj ka shkuar mengjesin e dites se djeshme ne punishten e duraluminit qe zoteronte, ne Mamurras. Ekspertet konstatuan se ne trup 58-vjecari ka pasur vetem nje plage plumbi, duke dyshuar edhe per pisten e nje veteplagosjeje. Ngjarja ka qene misterioze deri ne verifikimin e te dhenave dhe marrjen e deshmive, ndersa eshte dyshuar edhe per nje plagosje nga persona te tjere. Ekspertet kane marre gjurmet e armes dhe te plumbave, per t'i krahasuar me ato te biznesmenit. Burime zyrtare thane se pista kryesore eshte ajo e nje plagosjeje aksidentale e Neles, teksa pastronte armen e tij pistolete.
Askush nuk ka ditur ta shpjegoje se si eshte qelluar ne ambientet e punishtes se duraluminit ku dhe punonte prej vitesh 58-vjecari. Policia e Kurbinit njoftoi se ka nisur hetimet ne bashkepunim me ekspertet e drejtorise se Lezhes per te zbardhur rrethanat. Nisur dhe nga statusi i nje biznesmeni qe zoteronte punishten e duraluminit ne Mamurras, policia ka dyshuar fillimisht per ndonje atentat apo tentative grabitjeje. Por deshmite e marra nga te aferm, familjare te te plagosurit dhe punetoret, kane nxjerre ne pah faktin se Nelaj mbante nje arme zjarri dhe me te eshte kryer plagosja. Mjeket thane se gjendja e 58-vjecarit mbetet e rende, pasi plumbi e ka prekur ne pjesen e kokes.
Hetimi
Grupi hetimor ka gjetur ne vendngjarje nje gezhoje dhe gjurme gjaku, ndersa shoqeroi te dyshuar qe mund te kene dijeni. Ekspertet dyshojne per nje veteplagosje aksidentale te biznesmenit Asllan Nelaj, teksa pastronte armen e zjarrit pistolete ne ambientet e punishtes. Hetimet kryhen se bashku me Prokurorine e Kurbinit.