E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton perdhunimin e te mitures, prangoset ne arrati drejt Greqise

Gramsh- Tentoi te perdhunonte nje te mitur ne pyjet e Gramshit, por kapet ne arrati drejt Greqise 21-vjecari. Bledian Zeneli u ndalua pasditen e djeshme ne perpjekje per te kaluar nepermjet pikes kufitare te Kapshtices ne Korce, me qellim qe te mos binte ne pranga. I dyshuari ka qene i shpallur ne kerkim per vepren e kryer me 28 maj te ketij viti ne fshatin Balloll.
Burime zyrtare bene me dije se nga kontrolloret e pikes kufitare te Kapshtices eshte arrestuar Bledian Zeneli, i cili figuronte ne listen e te kerkuarve ne sistemin TIMS. Prokuroria e Elbasanit kishte leshuar urdher-arresti per 21-vjecarin pas denoncimit te bere nga nje 16-vjecare me inicialet K. B., banuese ne fshatin Balloll te komunes Pishaj ne Gramsh.
Sipas rrefimit te vajzes se mitur, ajo ka pasur njohje me djalin nga qyteti qe kishte te afermit e tij ne fshat. Por diten e ngjarjes 21-vjecari ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me dhune. Pas krimit ai eshte larguar, kurse vajza i ka rrefyer familjareve dhe me pas depozituar kallezimin ne policine vendore. I riu nuk e ka pranuar akuzen, duke e quajtur nje sajese nga ana e te mitures, por dosja tashme gjendet ne duart e prokurorise per vepren penale "marredhenie seksuale me dhune me te mitur, e mbetur ne tentative".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›