Pasuria, Prifti: I hapur për kontrolle nga inspektorët
“Ftoj Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive që të bëjnë një hetim sa më të shpejtë të pasurisë sime, të të gjithë viteve të shkuara dhe të informojnë sa më shpejt publikun”, tha Prifti.
Ministri ka sqaruar se nuk asnjë borxh ndaj shtetit shqiptar, të paktën tatime të pa paguara, megjithëse tashmë shuma prej 1.8 milion eurosh e pasurisë është pranuar prej tij.
“Nëse dikush shet aksionet nën vlerën nominale të tyre nuk paguan asnjë lloj tatimi”, u shpreh Prifti. Ministri ka vijuar akuzat ndaj kreut socialist për përdorim lendesh narkotike.
“Edi Rama të dalë njëherë me burrëri dhe të deklarojë nëse është apo jo i droguar dhe të bëjë publikisht analizat e gjakut dhe të flokut. Nëse ato nxjerrin se ai nuk është përdorues droge, atëherë unë jap dorëheqjen dhe dorëzoj mandatin”, vijoi ai. Në vijim të deklaratës, Prifti tha se do të ngrinte padi ndaj opozitës.