E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e Mubarak vetem 700 mije euro

Pasuria e ish-presidentit egjiptian është në të vërtetë rreth gjashtë milionë lira egjiptiane, ose 700 mijë euro, të depozituara në bankën kombëtare të Egjiptit.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i presidentit të rrëzuar më 11 shkurt, Farid el Dib, në një intervistë për gazetën kuvaitjane “El Sayasa”.

Sipas avokatit, shifrat e publikuara nga mediat e tjera mbi pasurinë e Mubarak, i cili vijon qëndrimin në spital, janë shumë të ekzagjeruara.

Autoritetet egjiptiane, të cilat po hetojnë ish-presidentin dhe familjen e tij, kanë vënë në shenjë sekuestrimin e pasurive të tij.

Duket se deklaratat e avokatit nuk kanë bazë, pasi vetëm para pak kohësh Mubarakut iu bllokuan pasuritë financiare në Zvicër, që shkonin në dhjetra miliona dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›