Pasuria e cmuar e folklorit aksesohet lehtesisht fale dixhitalizimit

Pasuria e çmuar e folklorit shqiptarë e cila ruhet në arkivin e Institutit të Antropologjisë tashmë mund të aksesohet lehtësisht nga studiuesit falë dixhitalizimit të këtij fondi unikal. Përgjegjësi i këtij arkivi, Robert Çollaku thotë se sapo ka mbaruar procesi i informatizimit të 60 mijë metrave linear të filmit celuloid, ku janë të regjistruara reth 80 orë valle dhe kënga dhe së shpejti do realizohet edhe sinkronizimi i figurës me zërin. Xhirimet filmikeve janë të pas viteve 50 ndërsa ato zanore janë më të hershme
Ekspedita me amerikanët është më e hershmja që njihet deri me sot i përket vitit 1937 ky material është xhiruar në veri të Shqipërisë dhe po behën përpjekjet që të vij në vend sipas Çollakut.
Tashmë kjo pasuri e madhe folklorike i vjen në ndihmë studiuesve dhe koreografëve për ta jetësuar.