E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne 80 qytete ne Spanje

Policia spanjolle ka qëlluar me plumba gome për të shpërndarë manifestuesit në Madrid, ndërkohë që protesta mbarë kombëtare kundër shkurtimit të shpenzimeve u shtri ne rreth 80 qytete.  
Protestuesit u vendosën zjarrin kazanëve të mbeturinave teksa u afrohej policia në qendër të qytetit, pranë ndërtesës së Parlamentit. Shtatë persona u arrestuan dhe gjashtë të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale. 7 perosna u arrestuan, ndërkohë që regjistrohen 6 të lënduar.
Punonjësit e sektorit publik u mblodhën në rrugët e Madridit, Barcelonës dhe qyteteve të tjera, duke mbajtur parulla kundër asaj që e quajtën “vjedhja e qeverisë”.
Mes tyre në protestë ishin zjarrëfikës dhe oficerë të policisë, si dhe punonjës të sektorit arsimor e shëndetësor.
Shkurtimi prej 65 miliardë eurosh për sektorin publik dhe rritja e taksave u njoftua javën e kaluar nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy.
Ai tha se këto masa ishin pjesë e një marrëveshjeje me liderët e eurozonës për të ndihmuar bankat spanjolle që ndodhen në vështirësi. Ndërkohë, Parlamenti i ratifikoi këto masa ditën e enjte.
Më herët gjatë muajit policia spanjolle përdori plumba gome edhe gjatë një proteste të bërë nga minatorët dhe sindikatat kundër mbylljes së minierave të qymyrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›