E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e politikaneve, sherr PS-PD

Berja publike e deklaratave te pasurive te zyrtareve te larte te shtetit, futi ne sherr dy forcat e medha politike ne vend, PD dhe PS. Te dy kampet politike, akuzuan njeri-tjetrin per vjedhje te medha te pasurive te vendit dhe shpifje. Deputeti socialist Taulant Balla, ishte ai i cili reagoi i pari, duke akuzuar qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha, se kane shtuar pasurite e tyre ne menyre marramendese, duke lene ne mjerim familjet shqiptare. Por i menjehershem ishte reagimi i selise blu. Ne emer te PD-se, zedhenesja Erla Mehilli, u kunderpergjigj se eshte kreu socialist Edi Rama, ai i cili po fsheh me cdo kusht, pasurite e tij dhe te ortakeve ne dhenien e lejeve te ndertimit.

Sulmi

Deputeti socialist, Taulant Balla, bazuar ne deklarimin e pasurive te kabinetit qeveritar, akuzoi dje se kryeministri Sali Berisha, vazhdon te shtiret si nje varfanjak, qe jeton ne nje apartament te vjeter te periudhes komuniste, e qe gjoja mbahet vetem me pagen e tij dhe te bashkeshortes, nderkohe qe gjithe qytetaret e Tiranes e dine mire ku banon kryeministri, ne nje apartament luksoz ne nje pallat luksoz. "Sali Berisha dhe shpura e tij, kane shtuar pasurite e tyre marramendese, ndersa levizjet financiare nga llogarite e majmura te familjareve dhe te oborrit te tij e kalojne disa fish buxhetin e ndihmes ekonomike per te gjitha familjet shqiptare te marra se bashku", tha Balla. Sipas tij, kryeministri dhe kabineti i tij jane te gjithe hajdute dhe super pasurite qe kane krijuar ne kurriz te shqiptareve, i kane te regjistruara ne emer te femijeve dhe bashkeshorteve. "Kjo "bande" qe mundohet te mbaje pushtetin, me para dhe vota te vjedhura, nuk e mori mandatin per te riqeverisur. PS se bashku me te gjithe qytetaret e ndershem te ketij vendi, do ia shkurtojme me cdo mjet demokratik, ditet ketij pushteti ilegjitim, qe pasurohet ne kurriz te varferise se shqiptareve", theksoi socialisti.

Reagimi

Partia Demokratike i konsideroi deklaratat e djeshme te deputetit socialist, Taulant Balla, si te "orkestruara" nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, per te fshehur humbjen e zgjedhjeve dhe friken. "Me zhurmen e tij Edi Rama pervecse perpiqet te fshehe humbjen, perpiqet mbi te gjitha te fshehe friken dhe tronditjen qe e ka kapur nga pasurite qe i ka pervetesuar dhe i fsheh me nje sere kompanish si "2K", "Edil", "Atelier 4" apo Studion e Shkrelit", theksoi zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli ne nje deklarate per mediat. Sipas Mehillit, deklaratat e Rames per familjaret e kryeministrit, kerkojne te fshehin pasurite qe vete kryetari i PS-se i ka ndare me ortaket e tij. "Duke lene menjane pasurite qe ka neper Evrope, apo ndertimin e fshatrave turistik ne Spanje, ndertimin e qytezes se perbashket me Delijorgjin, apo 70% e lejeve te ndertimit ne Tirane, qe ndan me Eftimet e tij, nxori per te komentuar pasurite e kryeministrit e familjareve te tij, trafikantin e qenieve njerezore, apo ortakun e narkotrafikantit Fatos Gjura, Taulant Ballen", akuzoi Mehilli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›