Vasili: Kushti yne, sistem proporcional kombetar, me prag 2%
Levizja Socialiste per Integrim, ve "kushtet" e para se si duhet te ndryshoje Kodi Zgjedhor, per rrjedhoje edhe Kushtetuta e vendit. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, zbardhi dje pikat qe LSI kerkon te ndryshoje ne Kodin Zgjedhor, te aplikuar ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe qe zhduku forcat e vogla politike nga Kuvendit. Sipas tij, ceshtja e pare qe LSI do te kerkoje te ndryshoje, eshte sistemi zgjedhor i aplikuar, ai proporcional rajonal. Vasili u shpreh se LSI eshte per aplikimin e nje sistemi zgjedhor tjeter, ate proporcional kombetar, i cili pasqyron realisht voten e popullit sipas tij. "Duhet te ndertojme nje Kod Zgjedhor, qe te pasqyroje ate qe shqiptaret votojne. Ne nuk mund t'iu imponojme me shqiptareve, qe te votojne me formula te paverteta. Ne qofte se zgjedhesit mendojne se nje parti duhet te kete nje peshe te caktuar ne Parlament, atehere ajo duhet te jete", sqaroi Vasili, duke shtuar se nje sistem proporcional kombetar, do te ishte ideali ne kete rast. Por ndryshimi i sistemit, nuk eshte e vetmja nderhyrje qe LSI kerkon t'i beje Kodit Zgjedhor. Ne fakt me ndryshimin e sistemit, automatikisht nenet kyce te ligjit te zgjedhjeve ndryshojne. LSI kerkon te preke pikerisht ate nen ne Kodin aktual, qe zhduku nga Kuvendi partite e vogla politike. Vasali u shprehe se aplikimi i sistemit proporcional kombetar, do te ulte pragun e partive politike, per te hyre ne Kuvend ne masen 2%. Ulja e pragut ne perqindje, do te mundesonte qe ne Kuvend ne zgjedhjet parlamentare te 2013, te rritet numri i partive politike, qe do te perfaqesohen ne kete institucion. "Une mendoj se sistemi proporcional kombetar, do te ishte nje sistem realist me nje prag me te ulet. Me kete sistem, te gjithe ata qe kane vota dhe nuk perfaqesohen ne Parlament, te mund te jene ne te", theksoi Vasili. Sipas tij, nuk ka asnje arsye qe mijera vota te zgjedhesve, te dalin pavlere per shkak te formulave te aplikuara. "Duhet te biem dakord te gjithe se bashku, ne menyre qe te mos kete zgjidhje te njeanshme. Zgjidhjet e ores se fundit, u pa se cfare prodhuan", theksoi Vasili. Sipas tij, paragjykimi i vetem eshte qe te realizohet nje Kod i mire e realist per shqiptaret. Paragjykimet e kane demtuar procesin e hartimit te Kodit. Nderkohe nga PD kane ardhur sinjale pozitive, per te pranuar kushtet e LSI-se. Ajo qe ka pranuar vete kryeministri Berisha, qe caloi me Kodin ne fuqi per zgjedhjet e 28 qershorit, ishte pikerisht procesi i numerimit qe mbajti pezull rezultatin perfundimtar, per dite te tera.
Te vegjlit, "viktimat" e proporcionalit rajonal
Sistemi zgjedhor proporcional rajonal, i aplikuar ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, pergjysmoi partite politike ne Kuvend. Me nje sistem te tille, i cili u aplikua per te paren here ne vendin tone, nga 13 parti politike Kuvendi i ardhshem do te kete vetem 6 te tilla. Pra me pak se gjysma e atyre forcave qe ishin me pare. Pragu i larte elektoral dhe perllogaritja e votave, "skarcuan" partite e vogla politike, qe me kete sistem e kishin te pamundur te mbijetonin serish ne Kuvend. Parti madje "veterane", si Aleanca Demokratike, Partia Demokristiane apo Socialdemokrate. Asnje prej ketyre forcave politike, nuk perfaqesohen me asnje deputet ne kete legjislature, pas shume kohesh aktive ne kete institucion. Madje edhe ato forca te vogla politike, qe hyjne ne Kuvend, si PR dhe PBDNJ, do te perfaqesohen vetem me nga nje deputete. Nderkohe qe ne sesionin e shkuar parlamentar, republikanet kishin jo pak por nente deputete. Ndersa PBDNJ kishte tre deputete dhe tashme do te perfaqesohet vetem me nje te tille. LSI ishte nder forcat politike, e cila kundershtoi ashper marreveshjen PD-PS per ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe te Kushtetutes.