Liga e Kampioneve djajte e Milanit vizitojne ferrin e Totenhemit

Ne takimin e pare Totenhemi mundi Milanin ne San Siro 1-0. Takimin e sotem do ta drejtoje De Bleker
Londra Veriore me sakte White Hart Lane per nje nate do te digjet e tera. Te pakten keshtu kane paralajmeruar tifozet e Totenhemit qe si duket kerkojne ti krijojne te gjitha kushtet djallit kuqezi qe ky i fundit te luaje ne habitatin e tij natyral. Nje dite perpara takimit Totenhem-Milan tifozet vendas kane premtuar se do te presin italianet ne nje menyre origjinale per dy arsye. Themi keshtu pasi ne fushe do te zbrese Matje Falimini qe edhe sot ndien akoma fanellen e Arsenalit te veshur ne trup keshtu detyrimisht ndien edhe rivalitetin e madh me Totenhemin nje deklarate te tille e dha vete ish-lojtari i Arsenalit qe sot luan per Milanin per Daily Mail aty ku krahasoi vetveten me Napoleonin si krenar duke qene se edhe ai si perandori i madh vjen nga Korsika. Nderkohe arsyeja e dyte qe motivon edhe me shume tifozet e Totenhemit eshte edhe ajo nderhyrje qe thyen kembet keshtu e cilesoi tekniku anglez Herri Rednap qe beri po Flaminija ndaj Vedran Korlukes mbrojtesi kroat pas takimit shkoi ne spital aty ku e keshilluan qe per nje muaj te preke top me kembe.
Rednap paralajmeron Milanin Do te shihni se si do tju presin
Atmosfera e White Hart Lane do te jete arma me e forte e Totenhemit i cili do te kerkoje sot nje kualifikim historik per ne cerekfinalet e Liges se Kampioneve ne perballjen me Milanin. Keto ishin fjalet e vete trajnerit Rednap i cili ka besim se tifozeria e zjarrte do te sherbeje per te inkurajuar lojen e te tijve ndersa Totenhemi do te perpiqet te ruaje epersine e arritur. Per Flamini dhe skuadren e tij stadiumi do te shtoje edhe me shume presionin. Ne do te nisim ndeshjen te qete dhe eshte e rendesishme qe te ruajme gjakftohtesine pasi kemi nevoje per nje ndeshje inteligjente deklaroi trajneri i Spersave. Sipas shtypit anglez Totenhemi do te nise i favorizuar jo vetem prej epersise te arritur ne San Siro por edhe sepse Milani eshte ne rindertim. Faktin qe kuqezinjte kryesojne Serine A te perditshmet britanike e ironizojne duke thene se ata jane te paret ne nje kampionat qe nuk vlen me aq sa per te derguar kater skuadra ne lsquoChampions. Ne fakt duke nisur nga sezoni i ardhshem do te jete Bundesliga ajo qe fiton kater ekipe ne Ligen e Kampioneve ndersa nga Italia do te kualifikohen vetem kater te paret. Keshtu ne vend te Gatuzos njeriu me i urryer per anglezet do te jete francezi Flamini. Tri jane arsyet qe bejne qe mesfushori te prese kontestimet te shumta kur te zbrese ne White Hart Lane. Nderhyrje kembethyese ndaj Vedran Korlukes i bashkohet faktit qe ai me pare ka luajtur ne rivalet e te njejtit qytet tek Arsenali. Arsyeja e tretehellip ai eshte francez.
Alegri Do te kualifikohemi
Ndeshja e neserme ne White Hart Lane ne Londer do te jete percaktuese per fatet e ketij sezoni per Milanin. Kryesuesit e Serise A nisen te pafavorizuar per nje vend midis tete me te mireve te Evropes pas humbjes se pesuar me pare ne fushen e tyre. Megjithate trajneri Masimiliano Alegri shpreh besim tek shanset e kualifikimit. Ne kemi nje skuader shume te forte e cila eshte mire fizikisht dhe menderisht. Per kete arsye jemi te sigurt qe mund tia dalim mbane dhe te fitojme - tha Alegri perpara nisjes se tij per ne Londer. Ne ndeshjen e pare humbem nje ndeshje te cuditshme. Ne pjesen e pare nuk ishim ne nivelin e duhur por ne te dyten dominuam. Pesuam gol ne momentin tone me te mire.
Nuk eshte e drejte te flasim per nje permbysje historike perpara ndeshjes se Totenhemit. Rezultati i ndeshjes se pare eshte i rreme dhe futbollistet e kuptuan nga ajo qe pane ne fushe se jane ne gjendje te fitojne ndaj tyre. Megjithate Alegri thekson se besimi nuk duhet ngaterruar me nenvleresim. Totenhemi eshte nje skuader e forte me futbolliste te rendesishem dhe shume e afte vecanerisht ne mbrojtje dhe ne sulm. Ata kane bere nje pune shume te mire deri tani ne Champions League. Per te permbledhur fjalet e Alegrit nuk do te jete e thjeshte por as e pamundur edhe pse kuqezinjte do te jene te detyruar te luajne ne kete ndeshje pa Van Bomel Emanuelson Kasano Gatuzo Boateng udhetoi me skuadren por problemet ne kavilje duket se nuk i kane mbaruar Pirlo Ambrozini e Inzagi ndersa Spersave u eshte rikthyer ylli i tyre Garet Bejl.
Kuriozitete dhe shifra
Pervec takimeve qe kane luajtur se fundmi keto dy skuadra jane perballur edhe here te tjera me njera-tjetren. Keshtu per here te fundit Milani kur ka luajtur ndaj Totenhemit ne Angli eshte mundur 2-1 takimi ishte i vlefshem per Kupen UEFA 1971/72. Klubi londinez ne dy ndeshjet qe ka pritur skuadrat italiane ka dale gjithmone fitues. Perpos takimit qe permendem pak me lart Totenhemi ka mundur 3-1 edhe Interin ne Londer ndeshje kjo e mbajtur kete edicion per fazen e grupeve te Liges se Kampioneve. Nga ana tjeter Milani ne 16 transfertat zyrtare takime zyrtare pra qe ka zhvilluar ne Angli deri me tani mburret me nje fitore mundi 1-0 Mancester Junajtidin ne edicionin 2004/05 te Liges se Kampioneve 5 barazime dhe 9 humbje. Milani per here te fundit ka mundur te mposhte nje rival anglez me 23 maj te 2007-s ne finalen e Liges se Kampioneve kuqezinjte mposhten Liverpulin ne Athine. Pas atij rezultati kuqezinjte ne 6 sfida qe kane zhvilluar me klubet nga ishulli kane barazuar 2 dhe kane humbur 4. Nga ana tjeter Totenhemi eshte mundur vetem nje here ne 11 takimet e fundit qe ka zhvilluar ne shtepi ne kupat e Evropes. Skuadra qe ka e mposhtur eshte PSV Eindhoveni ekipi holandez i mundi 1-0 ne nje ndeshje te vlefshme per Kupen UEFA me 6 mars te 2008-s. Nderkohe sa i perket 10 ndeshjeve te tjera Totenhemi ka fituar 7 te tilla dhe ka barazuar vetem tre. Statistikat tregojne se Totenhemi shenon shume ne ndeshjet Brenda ne fushen e vet. Ekipi i Rednapit nuk ka arritur te realizoje gol vetem ne nje nga 22 ndeshjet e fundit qe ka zhvilluar ne kupat e Evropes pra ne ngjeshjen ndaj PSV Eindhovenit. Nderkohe qe ne 21 ndeshjet e tjera Totenhemi ka realizuar plot 54 gola. Nga ana tjeter Milani ka humbur vetem nje nga 17 takimet e fundit qe ka zhvilluar jashte fushes se vet kuqezinjte u munden 19 tetorin e kaluar nga Reali i Madridit ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen e Kampioneve. Sa i perket 16 ndeshjeve te tjera Milani ka fituar 11 here dhe ka barazuar pese here te gjitha X-et i ka marre me rezultatin e njejte 1-1. Takimi qe kane humbur me Realin eshte edhe takimi i vetem qe nuk kane mundur qe shenojne gol ne 17 takimet qe kemi analizuar. Sa i perket 16 ndeshjeve te tjera skuadra italiane ka mundur te shenoje 25 gola.
Permbysja
Ne tete rastet kur nje klubi Italian i eshte dashur qe te permbyse humbjen ne shtepi duhet thene se vetem nje here eshte regjistruar mrekullia. Ka qene pikerisht Milani skuadra qe ka mundur te arrije qe pas humbjes qe i shkaktoi Sarbrukeni ne shtepi 3-4 arriti te kualifikohej fale fitues qe mori ne Gjermani. Kuqezinjte fituan 4-1 dhe siguruan keshtu kualifikimin ne Ligen e Kampioneve ne edicionin 1955/56.
Arbitri
Takimin e sotem do ta drejtoje De Bleker. 45-vjecari nga Belgjika qe arbitron prej 1998 ne arenen boterore do te gjykoje sot per here te dyte Totenhemin De Bleker arbitroje takimin Totenhem - Jang Bojs ndeshje e vlefshme per fazen e play-off te Liges se Kampioneve te ketij sezoniqe u fituar nga ekipi Belg 2-3. Nderkohe sa i perket Milanit duhet thene se ka kujtime te mira nga ndeshjet ku eshte gjykuar nga belgu ne kater takime ka fituar tre dhe ka barazuar vetem 1.
Formacionet
Totenhem 4-2-3-1 Gomes Haten Douzon Gallas Asu-Ekoto Lenon Sandro Modric Bejl Van der Vart Krauc. Tr. Rednap
Milan 4-3-3 Abiati Abate Tiago Silva Nesta Antonini Flamini Zidorf Merkel Robinjo Ibrahimovic Pato. Tr. Alegri
Gelsenkirshen Shalke kerkon kualifikimin ndaj Valencias
Pas barazimit 1-1 ne Mesteja sot ne Gelsenkirshen skuadra e Shulakes do te prese ekipin e Valencias.
Per kete ndeshje dy dite me pare ka qene pikerisht sulmuesi i Shalkes Raul Gonzalez qe ka paralajmeruar shoket e skuadres se ndeshja e kthimit kunder Valencias do te jete mjaft e veshtire edhe pse ata luajne ne Gelsenkirshen dhe me nje barazim 0-0 do te prisnin nje bilete per te ne frac14-t. Spanjollet nuk arriten me shume se nje barazim 1-1 ne Mestaja. Une pres qe Valencia te jete shume here me e rrezikshme ne krahasim me ndeshjen pare - tha kryeshenuesi me i mire i gjithe historise se Liges se Kampioneve me 71 gola. Ata kane futbolliste te mire dhe jashte luajne ndeshje te shkelqyera. Edhe pse ne kemi avantazhin e rezultatit jane edhe 90 minuta per tu luajtur gjate te cilave Valencia do te jape maksimumin sepse ska asgje per te humbur - vijoi 33-vjecari. Shalke ka qene nder 8 skuadrat me te mira te Evropes vetem dy here ne historine e saj dhe Raul e di me mire se kushdo tjeter se sa i rendesishem do te ishte nje kualifikim tani qe skuadra gjermane po vuan krizen e thelle ne kampionat. Jemi plot besim se do te arrijme ne cerekfinale. Do te ishte nje arritje e madhe per klubin te renditej mes tete skuadrave me te mira te Evropes. Lidhur me suksesin personal dhe objektivin per ta thelluar rekordin e golashenuesit te Champions-it ish-bomberi i Realit shtoi Jam shume i lumtur me ate qe kam arritur. Kam pasur shansin te luaj ne finalet e Champions-it dhe ti fitoj ato. Por kam arritur gjithashtu rezultate te lata ne aspektin individual dhe sa here degjoj himnin e Liges se Kampioneve ndjej emocione qe ti fal vetem kjo gare. Sigurisht qe shpresoj te shenoj akoma me shume por e rendesishme eshte qe te fitoje skuadra.