Pasuritë e paluajtshme, portofoli i kredisë u rrit në 137 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, portofoli total i kredisë për pasuri të paluajtshme për individët u rrit në 137 miliardë lekë në 6- mujorin e parë të këtij viti, shkruan ATSH.
Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ky portofol është zgjeruar me 13.3%.
Kjo rritje është rreth 2.3 herë më i lartë se zgjerimi mesatar i portofolit të kredisë për ekonominë për të njëjtën periudhë.
“Për 6-mujorin 2021, sektori bankar në vend ka disbursuar 19 miliardë lekë ose rreth 155 milionë euro kredi të reja për shtëpi, 88% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, bën të ditur BSH-ja.