E Enjte, 5 Nëntor 2026

Investimet në Shkodër, kryeministri Rama: Do të bëjmë me patjetër gjana t’bukra në mandatin e tretë

Investimet për Shkodrën do të vijojnë edhe mandatin e tretë duke e transformuar më tej qytetin “djep të kulturës” shqiptare. Kryeministri Rama ndau sot pamje nga Shkodra, ku siguroi se gjatë mandatit të tretë do të bëhen të tjera gjëra të bukura. “Mirëmëngjes dhe duke shtuar nadja mirë nga Shkodra, për të cilën do të bëjmë me patjetër gjana t’bukra në Mandatin e Tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha kryeministri Rama. Nga rruga e Thethit dhe agroturizmi, te restaurimi i Xhamisë së Plumbit, janë disa prej investimeve që do zhvillojnë potencialin turistik në Shkodër. Ndërkohë qeveria ka investuar për shndërrimin e zonës së Shirokës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës në një destinacion të mirëfilltë turistik, që ofron hapësira urbane dhe natyrore të dedikuara për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, historisë apo sportit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›