Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë

Ky projekt është përmbledhje e materialit arkivor të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve të dobishme në Shqipëri që nga viti 1971, harta metalogjenike të vitit 1989, të dhënat të reja në kërkim-zbulimin e mineraleve, si dhe në disa modele të hartave mineraleve të dobishme të shteteve të ndryshme si Italia, Greqia, Çekia, Sllovenia, Japonia, etj.
Sipas shifrave të bëra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naço, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë ton naftë; rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë kromite; 69 milionë ton baker; rreth 300 milionë ton hekur-nikel; rreth 230 milionë ton nikl silikat; rreth 133 milion ton titano-magnetik; rreth 13 milionë ton bokside; mbi 500 milionë ton kripë guri; mbi 108 milionë ton olivinite; mbi 108 milionë ton dolomite dhe rreth 54 milionë ton fosforite.
“Kjo punë kërkimore zbuluese ka bërë që industria minerare në këto vite të realizojë prodhimin e mbi 50 milionë ton naftë, rreth 10 miliardë metër kub gaz dhe rreth 38 milionë ton qymyr, mbi 25 milionë ton mineral kromiti, mbi 21 milionë ton mineral bakri, rreth 56 milionë ton hekur-nikel dhe dhjetëra milionë ton minerale industriale, materiale ndërtimi, etj”, sqaroi ministri Naço.
Sipas të dhënave, gjithashtu në Shqipëri pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj. /S.Ll/Start/
2011-12-05 15:48