E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet vetëm me votat e mazhorancës buxheti për vitin 2012. Kodi Rrugor kalon me konsensus

Share

Është miratuar në Kuvend projekt buxheti për vitin e ardhshëm. Buxheti është miratuar me 71 votat pro të mazhorancës, ndërsa të gjithë deputetët e opozitës kanë votuar kundër këtij buxheti.

Opozita ka votuar kundër sepse e konsideron një buxhet jo realist, ndërkohë që mazhoranca nuk ka marrë parasysh asnjë prej kërkesave të saj.

Ministri i Financave, Ridvan Bode i cili i quajti të përçartura propozimet e opozitës për buxhetin e vitit 2012.

Propozimet tuaja nuk kanë asnjë sens, janë përçartje, janë demagogji. Ashtu si në seancën kur e kemi diskutuar në parim, edhe sot  po dëgjojmë të njëtën këngë, etjen e shfrenuar për të bërë demagogji” ka theksuar Bode.

Sakaq, në seancën e sotme janë miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor, për të cilat kanë votuar të gjithë deputetët në sallë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›