E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton me 71 vota Pro buxhetin 2012

Miratohet buxheti I vitit 2012 me 71 vota pro dhe 50 vota kundër. Tashmë ky ligj do të shkojë në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit. Ligji i buxhetit 2012 u kundërshtuar deri në fund nga deputetë e opozitës, të cilët që në krye të seancës risollën për të disatën herë propozimet e tyre, që konsistonin në disa pika kryesore: ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, për energjinë, për barnat dhe për librin si dhe vendsoja e taksës progresive.

Por, këto propozime u rrëzuan me votat e mazhorancës, ku 71 deputetë votuan kundër dhe 54 pro, këtyre propozimeve. Para këtij votimi, séanca plenare u përfshi nga debate mes deputetëve të opozitës dhe ministriti të Financave, Ridvan Bode. Referuar zerimit të TVSH-së dhe rikthimit të taksës progresivre me propozim të të majtëve, ministri Bode deklaroi se opozita kërkon kështu të rikhejë evazionin dhe një vend ku të mbizotërojë importi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›