E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasurite turistike shqiptare prezantohen ne Panair

Pasuritë turistike që vendi ynë ofron prej tri ditësh po prezantohen në panairin e çelur në kryeqytet. Tradita e viseve shqiptare e ndërthurur me bukuritë natyrore është ekspozuar në stendat e panairit Agrobiznes dhe Turizëm, të cilat u vizituan nga ministri i Turizmit Aldo Bumçi dhe ai i Bujqësisë Genc Ruli dy institucione që për herë të parë realizojnë një iniciativë të tillë.

I realizuar tërësisht në një koncept të ri ky panair është një mundësi e mirë për të njohur Shqipërine. Natyrën dhe shijen e saj. Çdo zonë këtu nga veriu në jug shfaqet me gjithçka ajo ofron.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri në datën 23 shtator dhe qytetarët kanë mundësinë ta vizitojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›