Lagarde qeteson Spanjen

Nevoja për rikapitalizimin e bankave spanjolle është më e ulët se sa është parashikuar. Është ky një lajm pozitiv për Spanjën i komunikuar nga drejtoresha e FMN, Christine Lagarde në një intervistë për “ËSJ”. Shuma është më e vogël se sa druhen europianët dhe spanjollët ka thënë Lagarde duke shtuar se shuma e likuiditetit për bankat spanjolle është më afër parashikimeve të FMN-së se sa 100 miliardë eurot e diskutuara deri më tani nga BE. Në muajin qershor Fondi vlerësoi se Spanjës i nevojiteshin 40 miliardë euro për të rimëkëmbur sistemin e instituteve kredituese. Kreu i FMN ka njoftuar se një raport i Institutit të Uashingtonit do të jetë i gatshëm këtë muaj ku do të vërehet me saktësi shuma e parashikuar por Lagarde ka theksuar nevojën për të aplikuar me shpejtësi vendimet e fundit mbi supervizionin bankar pasi ajo që do të bëhet për unionin fiskal, bankar dhe politik bëhet në të vërtetë për Eurozonën. Është e rëndësishme tu tregojmë investitorëve sot të bonove sovrane se janë duke bërë një investim të mirë. Ndërkaq e përditshmja britanike FT shkruan në hapje të gazetës se BE ka nisur një takim sekret me Spanjën. Objektivi sipas FT është përcaktimi i planit të ndihmës dhe nisja e blerjes së bonove nga ana e BQE. Si një kusht primar Brukseli dhe Madridi po kontratojnë reformat e reja ekonomike për Spanjën. Sipas gazetës ky plan do të njoftohet javën e ardhshme. Aprovimi nga ana e Brukselit të paketës së reformave do të lehtësojë detyrën e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy i cili deri tani ka shmangur kërkesën e ndihmës nga Fondi Europian i Shpëtimit i cili do të jetë operativë në muajin tetor.