Patate me myk në 200 fast-food-e në Tiranë
Inspektorët e higjienës kanë kapur në 200 fast-food-e në Tiranë patate me ngarkesa të larta bakteriale shumë të dëmshme për shëndetin. Kontrolli është bërë në muajin maj dhe patatet kanë rezultuar me myk e stafilokok, një mikrob i cili po të hyjë në gjakun e njeriut shkakton sëmundje të rënda, raporton Vizion Plus. Stafilokoku është rezistent edhe ndaj antibiotikeve, ndërkohë që sasitë në patatet e tregtuara të ngrira në qese kanë qenë shumë të larta. Drejtuesit e Shëndetit Publik kanë kërkuar ndërhyrjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të mos licencuar të tilla produkte pa kaluar me parë në analiza laboratorike. Vaji i përdorur në fast food-e është gjithashtu një tjetër problem, pasi ai ciklon me dhjetëra here, ndërkohë që masa e lejuar është jo më shumë se tre herë. Sipas specialistëve, përdorimi tej normave i vajit i shton atij përmbajtjen kancerogjene.